Në Kuvendin Komunal të Prishtinës tash e tutje do të zënë vend edhe 40 kompjuterë të rinj. Për blerjen e tyre janë shpenzuar mbi 33 mijë euro.

Komuna e Prishtinës, që drejtohet nga Përparim Rama, ka vendosur që t’i shpenzojë 33 mijë euro për blerjen e disa kompjuterëve të rinj.

Për këtë çështje, Kuvendi Komunal edhe ka shpallur tender.

Reklamë

Në njoftimin që është bërë në KRPP është treguar se tenderi “Furnizim me kompjuterë” i është besuar kompanisë “Aritech”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Vlera e përgjithshme e kontratës: 33 320,00. Data e dhënies së kontratës: 28.04.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës: 07.04.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 4”.

Pra, edhe siç është treguar, në garë për këtë tender kanë qenë katër kompani.

Në mesin e tyre ka pasur edhe kompani që kanë ofruar çmim më të lirë sesa kompania fituese, mirëpo, sipas Komunës, ata nuk kanë qenë të përgjegjshëm.

Reklamë

Këto argumente janë edhe në dosjen e tenderit që e ka parë Reporteri.net.

Në këtë dosje është treguar se me 33 mijë euro do të blihen gjithsej 40 kompjuterë.

Janë dhënë dhe detaje mbi përformancën e këtyre kompjuterëve, derisa është thënë se duhet të kenë garancion tri vite. /Reporteri.net/.

Reklamë