×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Komuna e Prishtinës i blenë 1500 metra/kub dru për shkolla, i kushtojnë gati 80 mijë Euro

    Reporteri
    20 Shtator 2022 | 21:46

    Komuna e Prishtinës ka shpallur tender në vlerë gati 78 mijë euro për furnizim me dru për institucionet edukativo-arsimore në këtë komunë për vitin shkollor 2022-2023.

    Bazuar në njoftimin për nënshkrimin e kontratës të publikuar në e-Prokurim, vlera e saktë e kontratës është 77 mijë e 850 dhe me këto para planifikohen të blihen 1 mijë e 500 metër/kub dru, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në dosjen e tenderit thuhet se diametri i druve duhet të jetë minimum 10 cm dhe se duhet të jenë dru ahu të thata. Matja dhe sharritja e druve duhet të bëhet në tokë dhe drutë duhet të dërgohen në oborret e shkollave përkatëse.

    Kompania që e ka fituar këtë tender është “Nazi Travel”.

    Kontrata është nënshkruar më 19 shtator./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!