×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Fadil Nurës i “djeg” 5 mijë euro për një veturë me qera

    Reporteri
    21 Prill 2022 | 19:21

    Komuna e Skenderajt ka vendosur që të marrë një veturë më qera për t’i kryer shërbimet brenda komunës. Për ta bërë për “vete” ketë veturë, komuna e Fadil Nures do t’i shpenzojë afro 5 mijë euro.

    Komuna e Skenderajt, që drejtohet nga Fadil Nura i PDK-së, më në fund e ka “zgjedhur” telashin e posedimit të një veture.

    Kjo Komunë ka vendosur që të marrë me qera një veturë, që ta përdorë për nevojat e veta.

    Nuk dihet se çfarë lloji i veturës është marrë në shërbim.

    Ajo që dihet është së për këtë veturë janë shpenzuar hiç më pak se 4 mijë e 950 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Vetura për shërbim të komunës është marrë nga “Esat Xani B.I”, nga Polaci i Skenderajt, i cili ishte edhe i vetmi konkurrent për këtë tender.

    “Marrja e një automjeti me qira për nevojat e Komunës në Skenderaj –Ritenderim. Vlera e përgjithshme e kontratës 4 950,00 euro. Numri i tenderëve te pranuar: 1 Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: Esat Xani B.I:, thuhet në njoftimin e bërë në KRPP.

    Në kërkimet e bërë në ARBK, nuk mund të gjendet asnjë e dhënë lidhur me fituesin e këtij tenderi, “Esat Xani B.I”.

    Komuna e Skenderajt, tenderin për marrjen me qera të kësaj veture e ka shpallur edhe më herët, kurse ky i fundit është ri-tenderim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!