×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca e Hovenier zotohen për forcim të marrëdhënieve Kosovë-SHBA

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 13:31

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pasi ky mori detyrën e ambasadorit.

    Në një komunikatë nga Kuvendi, Konjufca thuhet se ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, “duke shprehur mirënjohje edhe për dhurimin e mbi gjysmë milioni të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit”.

    “Kreu i Kuvendit njëherësh vlerësoi lart miqësinë e palëkundur dhe partneritetin shembullor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, thuhet tutje.

    Ambasadori Hovenier dhe kryeparlamentari Konjufca thuhet se kanë shprehur përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy palëve, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!