Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për aktualitetin politik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Siç thuhet në komunikatë, në këtë kuadër u vlerësuan të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe u theksua rëndësia e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në këmbimin e praktikave ndërparlamentare.
Konjufca, edhe me këtë rast, falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e në veçanti Kuvendit dhe trupave të tij përcjellëse. Kryetari i Kuvendit po ashtu mirëpriti vendimin e Qeverisë Britanike për emërimin e Sir Stuart Pech si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori Abott rikonfirmoi partneritetin mes dy vendeve tona dhe vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme ndaj Kosovës në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset integruese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.