×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Nëse dikujt në konkurs i vidhen pikët gjatë qeverisjes sonë, unë do t’i qepoj publikisht atyre

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 22:47

    Derisa po diskutohej për të emëruarit politikë dhe për zgjedhjen e bordeve të reja, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se në qeverisjen Kurti nuk mund të ndodh që t’i vidhen dikujt pikët nëpër konkurse.

    Konjufca në Pressing madje bëri një premtim duke thënë se, nëse u kanë vjedhur dikujt pikët në konkurse nga qeverisja Kurti, atëherë ai do të reagojë menjëherë.

    “Për zotin, që momentin që ma bjen një proces të pandershëm të një konkursi që ju kanë vjedh pikët, unë ka me bo status në Facebook dhe do t’i qepoj atij. Aty ku e ka shkel qeverisja e VV-së, besën po ta japë se m’ki aleatë”, tha Konjufca.

    Konjufca thotë se nuk ndodh që të ndikojnë në zgjedhjen e bordeve që bëhet në mënyrë profesionale.

    “Janë dy kategori: janë njerëzit e emëruar politikisht, dhe kategoria e bordeve e zgjedhura në mënyrë profesionale e deri ku shkon edhe me konkurse… Kjo në konkurse nuk guxon me ndodh”, përfundoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!