Bashkimi Evropian do të konfirmojë zyrtarisht se kriza politike në Mal të Zi është shkaktari kryesor për ngecjen e negociatave për anëtarësim, raportuan mediat malaziase, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Draft-konkluzionet të cilat do të miratohen nga Këshilli për Punë të Përgjithshme i BE-së do të shpreh shqetësim rreth destabilitetit politik dhe qeverisësës.

Këshilli i BE-së do të shpreh “shqetësim të posaçëm” ndaj vendimit të Kuvendi të Malit të Zi për ndryshim të kompetencave të Presidentit dke miratuar legjisliacion në procedura urgjente.

Reklamë

Pritet që gjithashtu të theksohet se i tërë legjislacioni të përkojë me Kushtetutën e vendit.

“Këshilli (BE) u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në Mal të Zi që të tregojnë përgjegjësi, të kapërcejnë polarizimin dhe u bën thirrje atyre që të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë më tej krizën institucionale dhe të dëmtojë institucionet demokratike të vendit”.

“Aktorët politikë malazezë duhet të ndërtojnë një konsensus për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve dhe administratës demokratike të nevojshme për përmbushjen e qëllimit kyç të shpallur për integrimin e Malit të Zi në BE”, theksohet në draft-konkluzionet, në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, njoftoi kjo e fundit në edicionin në gjuhën serbe.

Këto konkluzione do të miratohen nga ministrat përgjegjës për çështjet evropiane në një takim që do të mbahet më 13 dhjetor.

Të njëjtat përfundime do të miratohen më pas nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin e planifikuar për 15 dhe 16 dhjetor.

Reklamë

Së bashku me Serbinë, Mali i Zi konsiderohet lider në rajon në procesin e anëtarësimit në BE.

Në negociatat për anëtarësim u hapën 33 kapituj dhe u mbyllën vetëm tre.

Megjithatë, për shkak të ngecjes në reformat e nevojshme, Mali i Zi nuk ka përparuar në negociatat e anëtarësimit për më shumë se dy vjet.

Hera e fundit që Mali i Zi hapi kapitujt ishte në qershor 2020.

Reklamë

Në ngadalësimin e procesit të integrimit evropian ndikoi edhe paqëndrueshmëria politike në vend, e cila karakterizoi praktikisht të gjithë vitin aktual.

Draft-konkluzionet inkurajojnë më tej Malin e Zi të rrisë përpjekjet, veçanërisht në fusha kritike si liria e shprehjes dhe medias, dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Duke pranuar progresin e arritur deri më tani, Këshilli thekson nevojën për përmirësimin e rezultateve në hetime, ndjekje penale, gjykime të formës së prerë dhe konfiskim të pasurisë së fituar me vepra penale”, thuhet në draft konkluzionet dhe i bën thirrje Podgoricës zyrtare që “menjëherë” të shfuqizojë çdo skemë apo masë që mund të rrezikojë ose rrezikojë përafrimin me acquis dhe politikat e BE-së.

Me konkluzionet e miratuara, Bashkimi Evropian do të vlerësojë angazhimin konstruktiv të Malit të Zi për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Reklamë

Vendi do të “lavdërohet fuqishëm” për bashkëpunimin e tij të qëndrueshëm në çështjet e politikës së jashtme, dhe në veçanti përputhshmërinë e tij të qëndrueshme, afatgjatë dhe të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së, gjë që tregon, siç thuhet në dokument, “një sinjal i fortë i angazhimit strategjik Mali i Zi në rrugën e tij drejt BE”./Reporteri.net/