×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontigjenti grek i KROR-it kryen stërvitje në Prishtinë

    Reporteri
    05 Shtator 2022 | 11:06

    Kontigjenti grek i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ka kryer stërvitje ushtarake brenda kampit ushtarak në Prishtinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Stërvitje të këtilla, siç njoftoi KFOR-i, bëhet që të mirëmbahet gatishmëria e nivelit të lartë reagues të gardës greke.

    “Garda Greke e KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të Forcave të Reagimit të Menjëhershëm. Ky lloj ushtrimi siguron një reagim të menjëhershëm ndaj situatave emergjente brenda Camp Film City, Prishtinë”, thotë njoftimi.

    “Këto trajnime kryhen me qëllim ruajtjen e niveleve tashmë të larta të ndërgjegjësimit të Gardës Greke gjatë detyrës së tyre roje në bazë”.

    Kontigjenti grek i KFOR-it në Kosovë aktualisht ka 109 trupa prezentë dhe kanë qenë pjesë e misionit paqeruajtës që nga viti 1999 me hyrjen e NATO-s në Kosovë.

    Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndonëse marrëdhëniet bilaterale me Kosovën mund  të thuhet se i ka më të zhvilluara se sa shumë vende që nominalisht e njohin Kosovën por nuk kanë zhvilluar marrëdhënie të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!