×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova bëhet me oficere ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit, kjo është diplomatja e emëruar

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 15:21

    Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin SHBA – Kosovë.

    “Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Washington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!