Kosova vazhdon të mbajë “nën kontroll” rastet me koronavirus. Vetëm në dy ditët e fundit, numri i rasteve është ngritur mbi 100 – dje 107 e pardje 108, ndërkohë që ka javë të tëra që rastet ishin dyshifrore, apo edhe më mirë, njëshifrore.
Mirëpo situatë krejt tjetër paraqitet te fqinjët e Kosovës.
Rritet edhe më tej numri i rasteve me koronavirus, 152 të infektuar sot
Situatën më të rëndë po e kalon Mali i Zi, që ka pak më shumë se 600 mijë banorë, ndërkohë që po regjistron nga 2500 raste ditore. Dje, ky vend raportoi 2.805 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast ët vdekjes si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Edhe në Serbi është situatë e vështirë me pandeminë. Të mërkurën, ky vend ka raportuar 7488 raste pozitive dhe 25 të vdekur.
Në Maqedoni e Shqipëri është situatë pak më e qetë bazuar në shifra, por shumë më e rëndë se në Kosovë.
Të mërkurën, Maqedonia raportoi 1375 raste pozitive dhe dy të vdekur, kurse Shqipëria 1236 raste pozitive e 4 të vdekur.