152 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 20 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 872.
Njoftimi i plotë:
06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 872.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: