×
  • Lajme
  • Lajme / Hapi final i 16 majit

    Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në KiE

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 20:00

    Raporti për Kosovën i Dora Bakoyannis për anëtarësimin në Këshill të Evropës ka kaluar me sukses edhe hapin e dytë në Asamblenë Parlamentare, duke mbetur kështu vetëm hapi final, mundësia e tij e parë më 16 maj, shkruan Reporteri.net.

    Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

    Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

    Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

    Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.

    Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

    Votimi i suksesshëm sot, hap rrugë për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës e ka më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

    Kosova bëri një hap para në kërkesën e saj për anëtarësim në organizatën e të drejtave të njeriut në fund të muajit të kaluar kur Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku thuhet që Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

    Këtij votimi të suksesshëm i parapriu edhe urdhri i Qeverisë së Kosovës ndaj Kadastrit që t’ia regjistrojë tokën Manastirit të Deçanit, duke zbatuar kështu një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

    Më 27 mars 2024, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin për Kosovën, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar i plotë i Këshillit të Evropës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!