×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova këtë vit pritet të radhitet më mirë në PISA

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 23:47

    Këshilltari i ministrit Bytyqi, Valmir Gashi, është shprehur optimist për renditjen e Kosovës në testin PIA për këtë vit.


    Ai ka marrë pjesë në Bordin Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) që u mbajt në Australi.

    Gashi shkroi se Kosova pritet këtë vit të renditet më mirë në testin PISA sesa që ishte në vitin 2015.

    Postimi i plotë i tij:

    Momente nga takimi i Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), që për disa ditë u mbajt në qytetin e bukur Adelaide, në jug të Australisë.

    Falë përkushtimit të ministrit Bytyqi, angazhimit të MAShT, komunave dhe vetë shkollave, Kosova pritet të renditet shumë më mirë sesa në PISA 2015.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!