×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ndalon hapësirën ajrore për tipet e këtyre aeroplanëve

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:01

    Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil përkohësisht ka ndaluar të gjitha operimet e tipeve të aeroplanëve Boeing 737-8 MAX si dhe Boeing 738-9 MAX mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.


    Sipas njoftimit, kjo ndalesë është bërë për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e mjeteve ajrore Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX. Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe vazhdon deri në njoftimin e radhës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!