×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet”, Haradinaj reagon pasi ShBA pezulloi Dialogun Strategjik

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 16:13

    Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova po i kalon ditët më të ërrëta në historinë e vetë, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj i ka ftuar partitë të reflektojnë për këtë situatë.

    “Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!