×
  • Lajme
  • Lajme / "Propozimi modern evropian për Asociacionin"

    Kosova pranon diskutime mbi “planin e ri” të BE-së, Kurti nesër takime me Macronin, Scholzin e Melonin

    Reporteri
    25 Tetor 2023 | 11:01

    Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian, gjatë ditës së nesërme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

    Kryeministri Kurti është dakorduar që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali.

    Po ashtu, bëhet e ditur se agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtësore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

    “Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7. Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtësore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes”, bëjnë të ditur nga Kryeministria.

    Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se gjatë takimeve në Kosovë dhe Serbi në fundjavë dhe shkëmbimeve me palët, blloku evropian ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se mbrëmë ka qenë afati i fundit që Kosova dhe Serbia të dërgojnë komentet e tyre rreth këtij propozimi. /Reporteri.net/

    BE fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel të enjten: Kemi një “propozim modern evropian” për Asociacionin

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!