×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët piromanë: 4307 zjarre për 3 muaj

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 10:54

    Autor: Gentrit Dibrani 


    Vetëm gjatë periudhës kohore, janar – mars te vitit 2019 kanë qenë gjithsej 4307 zjarre në gjithë vendin. Këtë për Reporterin e ka bërë të ditur Drejtor i Departamentit për Zjarrfikje dhe Shpëtim, Miran Demiri.


    Duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë person të lënduar nga këto zjarre, ai ka bërë të ditur se komunat më të prekura nga vatrat e zjarreve janë Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Gjakova, Prizreni dhe Peja.

    Sipas Demirit shkaktarët e zjarreve janë të ndryshëm, si pakujdesia dhe neglizhenca e qytetarëve posaqërisht të qytetarëve të cilët gjatë punëve pranverore dhe pastrimit të fushave bujqësore i djegun mbeturiant dhe zjarri përhapet duke përfshirë sipërfaqe më të gjera, po ashtu edhe rastet kur qytetarët dalin në piknik dhe ndezin zjarre, mbetjet e cigareve si dhe rastet e zjarr vënieve të qëllimshm.

    “Zjarret janë shkaktuar nga pakujdesi dhe neglizhenca e njerëzve sidomos gjatë punëve pranverore dhe pastrimit të fushave bujqësore. Ka raste kur njerëzit gjatë daljes në piknik në male ndezin zjarre apo hedhin mbetje cigareje si dhe nuk përjashtohen rastet e zjarr vënieve të qëllimshme, tha Drejtor i Departamentit per Zjarrfikje dhe Shpëtim, shkruan Reporeri.net

    Tutje Demiri ka thënë që kushtet atmosferike janë të favorshme për përhapjen e zjarreve fillestare pasi që ka mungesë të reshjeve atmosferike.

    I pyetur për masat që kanë marrë për parandalimin e zjarreve, ai ka thënë që çdo vit i paralajmërojnë komunat për obligimet e tyre të paraparna me Ligj, si formimi i shtabeve, vedijësimi i qytetarëve për respektimin e ligjit dhe ti ftojnë ata për të mos ndezuar zjarre po ashtu dërgimi i mesazheve përmes mediave lokale për pasojat e tyre.
    “Çdo vit ne i paralajmërojmë dhe i kujtojmë Komunat për obligimet e tyre që rrjedhin nga Ligji, që ata janë të detyruar të kujdesen dhe të marrin masat adekuate të mbrojtjes, si më poshtë:

    Për të formuar shtabet, për të kërkuar nga qytetarët që të respektojnë dispozitat e Ligjit, t’i paralajmërojnë qytetarët në mënyrë të përhershme se nuk duhet të shkaktojnë zjarr në të hapur, përmes mediave lokale dërgojnë një mesazh tek qytetaret duke ju treguar rrezikun dhe pasojat e një veprimi të tillë dhe po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet kompetente (policia dhe prokuroria) , për të ndjekur penalisht ata që e bëjnë këtë, tha thënë Miran Demiri për Reporterin.

    Sipas tij, Agjencia e Menaxhimit Emergjent janë duke koordinuar aktivitetet nga ana e tyre, dhe jenë të përfshirë në përcaktimin e shkakut të zjarrit.

    Edhe pse janë evidentuar 4307 rastë të zjarreve sipas Miran Demirit qytetarët nuk janë drejtpërdrejt të rrezikuar , pasi që zjarret janë të menaxheshme nga njësit reaguese.
    Bazuar raporteve nga terreni nuk janë raportuar lëndime të shkaktuara si nga zjarret.
    “Gjithnjë sipas raporteve nga terreni nuk kemi informacion për lëndime të shkaktuara si pasoj e zjarreve”.

    Sa i përket dëmeve materiale sipas Demirit, komunat janë të obliguara dhe formojnë komisionet për vlerësimin e dëmeve pasi që është edhe kompetencë e tyre. /Reporteri.net/. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!