×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i grabitjes së milionave në Rinas, në Kosovë ishte dyshuar për vjedhjen e arit në Polici

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 20:30

    Ragip Hajdini, kosovari që u arrestua nën dyshime për përfshirje në grabitjen e Rinasit, ishte dyshuar për përfshirje edhe në rastin e njohur në Kosovë të vjedhjes së arit në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë, shkruan Reporteri.net. Rasti kishte ndodhur në prill të vitit 2012. Hajdini u arrestua të premten nga policia shqiptare, në Kavajë.


    Shtatë vjet pas vjedhjes së 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë, një nga persona që u hetua si i përfshirë në këtë rast u arrestua në Shqipëri.

    Tash, ai po dyshohet që u përshi në një vjedhje spektakulare – atë të aeroporti të Rinasit, që ndodhi vetëm pak javë më parë.

    Fjala është për Ragip Hajdinin, i njohur me nofkën “Daja” nga grupi i grabitësve që arritën të vodhën mbi 5 milionë Euro gjatë transportimit përmes aeroportit të Rinasit, shkruan Reporteri.net.

    Ragip Hajdini dhe gjashtë persona të tjerë ishin hetuar nga një Prokuror i EULEX-it si të dyshuar për implikim në vjedhjen e arit, që kishte ndodhur brenda Policisë në Pejë.

    Por, ai dhe pesë prej të njëjtit grup ishin liruar nga procedura nga i njëjti prokuror i huaj, shkruan Reporteri.net. Hetimi kishte vazhduar vetëm për njëjtin anëtar të këtij grupi, porse ishte zgjeruar tek të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë vjedhje.

    Aktualisht, siç kanë raportuar mediat vitin e shkuar, për këtë rast po hetohen dy zyrtarë policorë, vajza dhe djali i një biznesmeni të njohur nga Peja dhe dy persona tjerë, që dyshohen se qëndrojnë prapa kësaj vjedhjeje.

    I arrestuari Ragip Hajdini u identifikua nga si i përfshirë në grabitjen në Rinas nga një tjetër bashkautor i kësaj vjedhje në aeroport. Hajdinin në Policinë e Shtetit Shqiptar e përshkroi i dyshuari tjetër Alkond Bengasi.

    Deri më tani për këtë rast janë arrestuar 6 persona.

    Grabitja në fjalë ndodhi më 9 prill të këtij viti. Gjithçka kishte ndodhur për 4 minuta.

    Grabitësit me një kombi vodhën paratë që po ngarkoheshin në një avion austriak. Në ndjekje të grabitësve, njëri prej tyre u qëllua për vdekje nga Policia Shqiptare. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!