×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ deklarohet pas raportimeve se nuk ia pranoi LDK-së kandidaturën e Përparim Ramës e Sibel Halimit

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 9:44

    Në medie sot u raportua se KQZ nuk pranoi aplikimin e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës dhe Sibel Halimit, për kryetare të Ferizajt.


    Thuhet se arsyeja për këtë është se Rama ka aplikuar me letërnjoftim të UNMIK-ut, ndërsa Halimi nuk është banore e Ferizjat.

    Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor në një përgjigje për lajmi.net tha se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, më 17 gusht filloi t’i njoftojë partitë lidhur me përmirësimet dhe korrigjimet që duhet të bëjnë.

    “Duke u mbështetur në planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, më 17 gusht Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka filluar të njoftojë subjektet politike lidhur me përmirësimet apo korrigjimet që duhet të bëjnë. Kjo është një mundësi që e jep ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligji për zgjedhjet lokale që subjektete politike të paraqesin përmirësimet/korrigjimet brenda afatit të caktuar nga Zyra”, tha Elezi.

    KQZ ka njoftuar të gjitha partitë lidhur me gabimet e evidentuara, ndërsa pas afatit të caktuar, Zyra paraqet në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të një kandidati.

    Zyra ka zhvilluar komunikim të tillë me të gjitha subjektet politike, tek të cilat është evidentuar ndonjë gabim/mungesë dokumentacioni që duhet të përmirësohet/korrigjohet. Pas kësaj faze, si dhe pasi të përmbyllim procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me Nenin 29 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Zyra do të paraqesë në KQZ rekomandimet për certifikim ose jo të ndonnjë kandidati. Si gjithmonë, mbledhjet janë të hapura për mediat dhe do të mund të përcjellin procesin e vendimmarrjes së KQZ-së”, përfundoi Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!