×
  • Lajme
  • Lajme / Shkarkimi i kryetarëve

    KQZ-ja do të shqyrtojë raportin për peticionet në veri të Kosovës

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 17:12

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të premten do të prezantojë raportin e verifikimit të peticioneve në veri të Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    KQZ-ja për Reporterin ka konfirmuar se në mbledhjen e së premtes do të shqyrtohet raporti në lidhje me verifikimin e peticioneve të pranuara nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.

    Peticionet me nënshkrime të votuesve pasi t’i përcillen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shqyrtim dhe verifikimin e tyre, hapi i radhës është organizimi i votimit për shkarkimin e kryetarëve, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve.

    Rezultati i këtij votimi më pas i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës.

    Më 19 janar, komunat veriore të Kosovës nisën peticionin për shkarkimin e kryetarëve.

    Krijimi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve nga Qeveria e Kosovës në katër komunat veriore ishte pikë e marrëveshjes së dakorduar mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!