×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Duhet të përkushtohemi për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 13:07

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit dhe se duhet përkushtim për avancimin e tyre.

    “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    “Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dijmë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt”, u shpreh tutje deputeti i Kuvendit.

    “Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qëndrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre”, përfundoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!