×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Krasniqi e Abdixhiku në mbrojtje, ish-drejtori i Policisë shpjegon se si bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë

    Reporteri
    06 Nëntor 2023 | 21:09
    Fotografi ilustruese

    Policia e Kosovës ka marrë në mbrojtje liderët e parive opozitare, Memlin Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

    Lajmi i Gazetës Online Reporteri.net është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe nga Partia Demokratike.

    Por si bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë, për Reporteri.net ka folur ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

    Qalaj ka thënë se vlerësimi i rrezikshmërisë bëhet me një rregullore të brendshme, të Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë.

    “Fillimisht policia e kontakton palën e kërcënuar, e intervistojnë dhe pas kësaj merret edhe një rekomandim i krimeve të rënda.”, tha Qalaj për Reporteri.net.

    Edhe  Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

    Pas minuta pas raportimit, për gazetën online Reporteri.net zhvillimin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

    “Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.

    Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

    “Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

    Ky lajm më pas u konfirmua edhe nga PDK. Valmir Klaiqi, këshilltar për media i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, e ka konfirmuar lajmin se është marr në mbrojtje nga Policia kryetari i këtij subjekti.

    Kjo mbrojtje vjen me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

    “Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha për Reporteri.net, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

    PDK e konfirmon: Memli Krasniqit, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes

    Gazeta Online Reporteri.net e para ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

    Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

    Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!