×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Edhe PDK e konfirmon: Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes

    Reporteri
    06 Nëntor 2023 | 20:07

    Edhe Valmir Klaiqi, këshilltar për media i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, e ka konfirmuar raportimin e gazetës online Reporteri.net se kryetari i këtij subjekti politik është marr në mbrojtje nga Policia.

    Kjo mbrojtje vjen me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

    “Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha për Reporteri.net, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

    Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

    “Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha shkurt Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës, për Reporteri.net.

    Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

    “Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

    E konfirmon Policia: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marr në mbrojtje

    Gazeta Online Reporteri.net e para ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

    Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

    Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

    Lajmi në Zhvillim
    E konfirmon Policia: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marr në mbrojtje
    6 Nëntor, 2023 - 18:55

    Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Gazetës Online Reporteri.net se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

    Pak minuta pas raportimit, për gazetën online Reporteri.net zhvillimin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

    “Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai shkurt për Reporteri.net.

    Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

    “Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

    Gazeta Online Reporteri.net para pak çastesh ka raportuar se nga sot Policia ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

    Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

    Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes.

    LAJMI I FUNDIT: Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

    Shpërndaje:
    Policia i merr në mbrojtje Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun
    6 Nëntor, 2023 - 18:22

    Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

    Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

    Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta online Reporteri.net ka parë sot vetura policore gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!