×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarata e Bashës

    Krasniqi: Kuvendi nuk është konstituuar, lojë e Kurtit sepse nuk i ka numrat për kryeministër

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 12:37

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të përmbyllur seancën konstituive edhe pse s’është zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është shpërfillje e Kushtetutës e Rregullores, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet si i konstituar vetëm pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve.

    Ai e cilësoi këtë si vazhdim të lojës politike nga kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, meqë tha se nuk i ka numrat për Qeveri, shkruan Reporteri.net.

    “Kuvendi nuk është konstitutu. Vazhdim i lojës politike të Kurtit dhe vazhdimi i hezitimit të tij për me të hyrë në afate kushtetues për Qeveri sepse si ka numrat për Kryeministër”, tha Krasniqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!