×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Me qeverisjen e Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 16:47

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren ku vizitoi kryetarin e ri Shaqir Totaj për ta uruar pas marrjes së detyrës për udhëheqjen e Prizrenit në katër vitet e ardhshme.

    Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

    Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

    Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik.

    Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

    Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan. Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!