×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Ushtria e Kosovës – krenaria jonë e përhershme

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 13:13

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në tre vjetorin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri tha se pas shpalljes së pavarësisë, ky proces ishte momenti më i rëndësishëm në forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi shprehet se Ushtria e Kosovës është krenaria jonë e përhershme.

    “Ushtria jonë, që çdo ditë po e dëshmon veten me nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe përvetësimit të standardeve të NATO-s, nuk do të ishte e tillë pa insistimin dhe vendosmërinë për formimin e saj edhe të dy liderëve tanë historikë Kadri Veselit, atëherë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi”, shkruan Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!