×
  • Lajme
  • Lajme

    Krijimi i të ashtuquajturit “bllok serb” – Politologu Panoviç: Përpjekje t’i ikur të majtës e të djathtës, për të forcuar qendrën

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 11:14

    Rreth asaj që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka quajtur “krijim të një blloku serb” në Serbi, shkencëtari politik Zoran Panoviç e ka quajtur përpjekje për të fuqizuar politikën e qendrës, për të mos shkuar as në skajet e së djathtës e të majtes, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Një krijim të një blloku të tillë, Panoviç e ka parë edhe në përafrimin e forcave politike për të gjetur zgjidhje në lidhje me një marrëveshje me Kosovën, për çka tha ai se opozita “duhet ta ndihmojë”.

    “Vuçiçin mund ta kritikojmë për mosrespektim të institucioneve shtetërore, për korrupsionin që e trashëgoi, por në çështjen me Kosovën, mendoj se tregoi fleksibilitet të madh dhe racionalitet. Ai kurrë s’ka thënë se do të dërgojë tanke në kufi, siç thonë të djathtët dhe kuazi-të-mjatët. Mendoj se asnjë qeveri, edhe teknikisht e drejtuar, do të bënte aq”, ka thënë Panoviç.

    Rreth asaj se pse Vuçiç deklaron se Serbia duhet të krijojë “bllok serb”, Panoviç tha se Partia Përparimtare Serbe që ai udhëheq “nuk mund të shkojë larg në të djathtët, e as në majtën”.

    “Për atë po them se për këtë bllok që po flet Vuçiç, nuk do ta interpretoja si një përpjekje për të krijuar krah të djathtë pro-Putin në rrugën e Serbisë, por si një përpjekje për të fuqizuar qendrën, për të fituar më shumë partnerë, dhe s’kanë nevojë të jenë koalicion, por të cilët do të jepnin mbështetje në çështje të rëndësishme”, u shpreh mes tjerash politologu, raportoi Danas.

    Javë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se brenda gjashtë muajsh do të krijohet një lëvizje e gjerë politike, e cila u interpretua në Serbi si përgjigje ndaj rënies në popullaritet të SNS-së e cila në zgjedhjet e 3 prillit nuk mori as shumicë relative.

    Një interpretim tjetër ishte se ky “bllok serb” po bëhet për arsyre që të “shpërndahet faji” për vendimet e vështira që e presin Serbinë, siç është një marrëveshje përfundimtare me Kosovësn dhe për çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

    Aleksandër Vuçiç këtë “bllok serb” e quajti një formacion të tillë politik i cili “do t’i ketë interesat e Serbisë në plan të parë, dhe pozicionin gjepolitik të Serbisë vis-a-vis Lindjes dhe Perëndimit”.

    Vuçiç ka folur më parë për krijimin e një “blloku serb” që bashkon një gamë të gjerë opsionesh politike, nga nacionaliste te liberale, por detajet e planit mbeten të paqarta.

    Duke folur për televizionin proqeveritar Pink të hënën në mbrëmje, Vuçiç tha se lëvizja e re do të themelohet brenda gjashtë muajve si një “lëvizje shtetformuese dhe kombëtare për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë”.

    “Ne duhet të ngremë kokën dhe zërin për një Serbi normale dhe të fortë që do të kujdeset për veten, jo për të tjerët”, tha Vuçiç, Partia Progresive e të cilit ka qenë në qeveri gjatë dekadës së fundit.

    Nën Vuçiçin, i cili ka qenë president që nga viti 2017, Serbia ka kërkuar zyrtarisht integrim më të ngushtë me Bashkimin Evropian, por pa djegur ura me aleatin ortodoks, Rusinë.

    Duke folur më 30 gusht, Vuçiç tha: “Disa do të thonë se nëse nuk lëvizim ekskluzivisht në Perëndim dhe nuk largohemi nga Lindja, ne po heqim dorë nga modernizmi, përparimi dhe mirëqenia ekonomike dhe se kjo është e rëndësishme për Serbinë”.

    “Të tjerët do të thonë, nëse ne nuk e lidhim varkën tonë të vogël me anijen e madhe ruse, Serbia ka dështuar dhe ne nuk mund t’i rezistojmë Satanit. Por a ka ndonjë interes serb për këtë?”.

    Kritikët e Vuçiçit thonë se kjo “lëvizje” e re është një përpjekje për të rigjallëruar Partinë e tij Progresive në pushtet, e cila pa që pjesa e saj e votave në zgjedhjet e fundit të prillit të bjerë 17 për qind në vitin 2020 për shkak të një morie skandalesh korrupsioni dhe krimi të organizuar. M

    Krijimi i një blloku të tillë mund t’i lejojë Vuçiçit të mbajë zotimin për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Partisë Progresive, gjë që, sipas kushtetutës, ai duhet ta kishte bërë me marrjen e presidencës në vitin 2017.

    Ai gjithashtu mund të jetë duke kërkuar të ndajë përgjegjësinë për sfidat kryesore me të cilat përballet Serbia – marrëdhëniet me Kosovën, presionin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe krizën e afërt të energjisë dhe kostos së jetesës, ndër të tjera.

    Në të njëjtën intervistë Vuçiç hodhi poshtë rëndësinë e një raporti të publikuar nga Albanian Post që pretendonte të zbulonte një plan 13-pikësh të hartuar nga Franca dhe Gjermania për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që thuhej se do të nënshkruhet në vitin 2023 dhe që kërkonte që Serbia të pranonte, nëse nuk e njohin zyrtarisht shtetësinë e Kosovës.

    “Nuk mbaj mend gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe,” tha ai. “E dija që nuk duhej ta kisha marrë atë letër”, ishte shprehur ai./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!