×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza energjetike, Kuvendi nesër me seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e gjendjes emergjente

    Reporteri
    27 Dhjetor 2021 | 17:32

    Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

    Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur.

    Këtë e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

    ”Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli për klankosova.

    Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

    Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

    Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!