×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kriza në pjesën veriore të Kosovës do të kthehet, në hijet e saj manovron Rusia”, thotë Zhizhek

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 12:45

    Kriza që erdhi e shkoi shpejt në pjesën veriore të Kosovës, do të rikthehet – vlerësoi filozofi slloven, Sllavoj Zhizhek, në një kolumne të botuar në “The Daily Star”, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Zhizhek, një mbështetës dhe partner ideologjik i kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, për tensionet në veri të vendit, u shpreh se në “hijet e Ballkanit operon Rusia”.

    “Origjinat e përditshme të krizës tregojnë se si një shkëndijim i lehtë erërash mund të ndez zjarr të madh”, shkroi Sllavoj Zhizhek.

    Zhizhek shtjelloi se si aplikimi i standardeve të njëjta karshi Serbisë nga autoritetet kosovare, solli situatën në fjalë.

    “Kjo do të ishte një tregim pastërtisht lokal po të mos ishin të implikuar në dinamitin gjeopolitik të agresionit rus mbi Ukrainë”.

    Në dritë të kësaj, filozofi risolli në vëmendje deklaratën e zyrtarit të lartë të Partisë Përparimtare Serbe, Vladimir Gjukanoviç që “Serbia do të detyrohet të denafizikojë Ballkanin”.

    Filozofi slloven. Sllavoj Zhizhek

    “Vetë fraza ‘do të detyrohet’ jehon vargun farsikal të Kremlinit për provokim nga agresioni i NATO-s për të pushtuar Ukrainën”, thotë Zhizhek.

    “Për më tepër, referimi i [Vladimir] Gjukanoviçit për ‘Ballkanin’ ndjek të njëjtën logjikë si vija ruse, që nënkupton se e gjithë Evropa, e kapur në vorbullën e degjenerimit vetëshkatërrues (LGBTQ, martesa të të njëjtit seks, pa dallime të qarta gjinore, e kështu me radhë. ), në fund të fundit do të duhet të ‘denazifikohet’”, shtjelloi filozofi./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!