×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia s’është as parimore as fqinjësore ndaj Serbisë, thotë Selakoviç

    Reporteri
    26 Shtator 2022 | 16:54

    “Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grliç Radman, në vlerësimin e tij publikisht se njohja e Kosovës nga Serbia është e pashmangshme, doli jashtë kornizës së politikës zyrtare të BE-së, të cilën dua t’ju kujtoj, është në qëndrim neutral ndaj statusit për këtë çështje”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, përmes një komunikate publikuar online.

    “Përkundër dëshirës së ministrit Grliç Radman”, Selakoviç tha se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë [e Kosovës]”, derisa vazhdoi të thirret në “validitetin” e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

    “Qëndrimi i diplomacisë kroate për këtë çështje është, për ta thënë butë, kontradiktor, sepse sot Kroacia mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës duke iu referuar parimit të sovranitetit dhe paprekshmërisë së integritetit territorial të shteteve, dhe në të njëjtën kohë ia mohon Serbisë të njëjtat të drejta, e cila nuk është as parimore e as fqinjësore”, ka thënë Selakovip në njoftim.

    Selakoviç, interpreton si qëndrim zyrtar të BE-së pesë shtetë mosnjohëse, përkatësisht ato të Spanjës, Rumunisë, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë.

    Ndërsa sa i përket “daljen jashtë kornizës së BE-së” duke kërkuar që Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se kjo është e pashmangshme, Kancelari Federal Gjerman, Olaf Scholz, të njëjtën gjë e kërkoi në Beograd, në konferencë për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!