×
  • Lajme
  • Lajme

    KRUP njofton pse ka ç’rregullime me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë e lagjen “Kalabria”

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 13:17

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për disa ç’rregullime me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe në lagjen Kalabria në kryeqytet.

    “Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke iu njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lartë ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm. Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji”, thuhet në njoftimin e KRUP-it.

    Kompania thotë tutje se “janë duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejtë edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!