×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomati malazez: “Mali i Zi, pikë e nxehtë e ndikimit rus në Ballkan”

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 11:35
    Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç

    Mali i Zi mund të kapërcejë krizën aktuale politike vetëm përmes zgjedhjeve të reja, tha ministri malazez i jashtëm, Ranko Krivokapiç në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Mali i Zi është pikë e nxehtë në Ballkan, vlerësoi kryediplomati malazez, derisa paralajmëroi për një interferncë përshkallëzuese ruse në Mal të Zi.

    Krivokapiç shpjegoi edhe pasojat e luftës në Ukrainë që janë bartur në rajon dhe në Mal të Zi, për të cilat tha se ato tashmë janë bërë të dukshme dhe evidente.

    “Pasojat tashmë rajoni po i ndjen, mbase edhe para se kjo luftë të ndodhte në Ukrainë, ata qysh më herët nisën të ndjeheshin në Mal të Zi”.

    “Këto aktivitete që tani janë kthyer në agresion të egër në Ukrainë, edhe pse në forma të ndryshe të luftës hibride, ishin prezente në Mal të Zi edhe më herët, ndërsa tani po përshkallëzohen”, ka thënë Krivokapiç.

    Pyetur se deri në ç’nivel Mali i Zi mund të jetë i prekshëm nga ndikimi rus, krydiplomati tha se në secilin kontakt me partnerë perëndimor, ai kupton “që aleatët tonë janë dijeni të kjësaj”.

    “Mali i Zi është pikë e nxehtë potenciale në Ballkan. Përveç asaj që tashmë po ndodh në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovoinë, Mali i Zi po dëshmohet të jetë një shënjestër e veçantë e ndikimit malinj rus në Ballkan”.

    “Për aq sa kuptoj unë. mendoj se edhe aleatët tanë e marrin vesh këtë – aq më keq të jetë në Ballkan, aq më keq në Mal të Zi, aq më mirë për agresionin rus në Ukrainë”, ka thënë Ranko Krivokapiç./Reporteri.net/

    Ia zbuluan financat ruse, çfarë partie është DF-ja në Mal të Zi?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!