×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryekuvendari serb: S’e njohim Kosovën dhe do ta bllokojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 11:26
    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç

    Gjatë një vizite në Washington, në vendin ku “njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë është kërkesë permanente ndaj kësaj të fundes, kryekuvendari serb, Vladimir Orliç deklaroi se për Serbinë një gjë e tillë nuk është e pranueshme, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, Orliç i vlerësoi në përmirësime pozitive, njohjen e Kosovës dhe mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, që janë edhe kërkesë amerikane, sipas tij, Serbia nuk i përfill.

    “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, foli për këtë. Për faktin se një ofertë e tillë ekziston. Por, ju qartësisht e dëgjuat përgjigjen e shtetit serb, të komunikuar përmes fjalëve të presidentit serb. Serbia absolutisht nuk dëshiron dhe nuk do ta njohë Kosovën, përmes asnjë oferte ose varianti që u diskutuan në publik. Ne respektojmë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, ka thënë ai, raportoi telivizioni publik i Vojvodinës, përcjell Reporteri.net.

    Orliç tha se për Serbinë nuk është e pranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së në këmbim të përshpejtimit të proceseve integruese evropiane të Serbisë.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim të kusheditësatënherë “historik” drejtuar serbëve, tha se po i propozohet të lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB, për çka ai tha se Serbia nuk e pranon./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!