×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministër çka ka, çka s’ka, Zajednicë apo Asociacion”, Krasniqi: Kurti në vilën e Titos ka pranuar ato që tha s’e nuk i pranon

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 11:57
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka degraduar procesin e dialogut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Para deputetëve në Kuvend, Kryetari Krasniqi tha se pyetja e parë që duhet t’i bëhet Kurtit është “çka ka, çka s’ka…a ka Zajednicë apo Asociacion?”

    Ai tha se Kurti mbrëmë përmbysi gjithë jetën e tij politike, e që sipas Krasniqit me atë deklaratë i erdhi data e skadimit lojës së fjalëve të kryeministrit.

    “Me një fjali mbrëmë kryeministri e ka permbysur krejt jetën e tij politike, por s’paku e uroj për sinqeritetin e tij. Ka Asociacion dhe ka pas sa herë që ky ka thënë s’ka, por loja me fjalë e ka afatin e skadimit. Ato skadojnë atëherë kur duhet më ndermarre veprime, dhe Kurti i ka marrë veprimet për ironi të fatit të Kosovës, në villën e Titos, të kasapit të shqiptarëve i ka pranu ato që ka thënë s’kam mi pranu”, tha Krasniqi në Kuvend, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kapërcimin më të madh në politikë e ka bërë Kurti, kur ka kalu nga nga “jo negociata vetëvendosje, në po negociata, po vetëvendosje por për serbët”. Ka bërë tradhti ndaj votuesve të vet, se ju ka premtu që s’ka me pas Asociacion, Zajednicë, ka rreziku me i dhënë autonomi politike serbëve të Kosovës”.

    “Nga marrëveshje finale me njohje në qendër, ne sot jemi në marrëveshje të përkohshme, të pjeshme me autonomi në qendër, dhe ky degradim është përgjegjësi e Kurtit. Ky degradim i këtij procesi është faji i tij. Tha edhe vet e kom riformatu profcesin e dialogut, ky e vertet që është format i tij, Kurti e ka pranu mosnjohjen , ky është ndryshim i turpshëm, është dorëzim me thënë tekst më të mire s’kemi me pas”

    “Dy vjet e kemi mbështet Kurtin në raport me Serbinë, e kemi përkrah për arritjen e qëllimeve shtetërore, por Kurti me arrogancën e tij dhe gabimet e njëpasnjëshme, e ka sjell situatën këtu”, tha kreu i PDK-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!