×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri e pranon: Kemi të meta…

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 10:00

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e pranoi të hënën se ka të meta në emërimet e larta në institucionet dhe agjencitë e Kosovës, të cilat bëhen përmes konkurseve.

    Në një konference ku po diskutohet për rezultatet e projektit të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë për rekrutimet në pozitat e larta drejtuese.

    Kur janë mbushur tri vjet nga nënshkrimi i parë i këtij memorandumi mes Qeverisë së Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe, Haradinaj e vlerësoi këtë projekt si “dhuratë që duhet ta çmojmë”, sado që gjetjet tregojnë se qeveria dhe institucionet tjera nuk i kanë respektuar në shumë raste kriteret e emërimeve.

    “Ambasada (britanike) na ka ndihmu për rekrutim në Shërbim Civil dhe Ndërmarrje Publike. Duhet ta pranojmë që kemi lëshime dhe dëme. Këto lëshime e të meta t’i trajtojmë. Nga Ambasada Britanike e kemi një dhuratë dhe duhet ta çmojmë”, tha Haradinaj.

    Ndryshe, javët e fundit është raportuar për punësime të shumta partiake, sidomos në ndërmarrje të mëdha si PTK e KEK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!