×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Haradinaj: Askush nuk është mbi ligjin, të çrrënjoset ky mentalitet

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 12:20

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse.


    Këto komente Haradinaj i bëri në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, ku fokus ishte roli i institucioneve të vendit në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit.

    “Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë i Haradinajt:

    Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetëdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!