×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Haradinaj drekon në Amerikë me ‘Ambasadoren e Hashim Thaçit’

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 20:52

    Në fillim të muajit të kaluar Kryeministri Ramush Haradinaj tha se “Vlora Çitaku nuk është ambasadore e Kosovës, por ambasadore e Hashim Thaçit”.


    Por, sot me ambasadoren Çitaku që Haradinaj nuk e konsideroi si të vendit të tij, ka drekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve”, ka shkruar Haradinaj në fotografinë e publikuar në Facebook.

    Ai ka shkruar se eshtë mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së.

    “Storien e suksesit në SHBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit”.

    “I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!