×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj publikon fotografi nga Detroiti, thotë se në SHBA ka edhe takime zyrtare

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 21:22

    Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Në një postim në Facebook, kreu i Qeverisë ka treguar se është në Detroit të SHBA’së.

    Ai ka njoftuar se në SHBA ka edhe takime zyrtare, gjatë ditëve në vijim, sa është atje.

    “Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!