×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri holandez për liberalizimin e vizave për Kosovën: Akoma jo, por ata po bëjnë hapa

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 16:21

    Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.

    Ai u shfaq më i zbutur dhe tha se ka progres por jo mjaftueshëm sa të ndodh lëvizja lirshëm e kosovarëve.

    Këto deklarata ai i dha para gazetarëve, kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

    “Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.

    Në margjina e samitit, presidentja Vjosa Osmani, është parë duke biseduar edhe me kryeministrin holandez por edhe me presidentin Macron.

    Franca dhe Holanda janë dy vendet e unionit që pavarësisht plotësimit të kritereve nga Kosova për heqje vizash akoma hezitojnë të marrin vendimin pro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!