Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka shkarkuar nga detyra kreun e AKI-së, Kreshnik Gashi, shkruan Reporteri.net.


Përmes një postimi në Facebook, vetë Hoti ka njoftuar se ka kërkuar nga Gashi që ta lirojë detyrën e drejtorit  të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Kreshnik Gashi ishte emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë gjatë kohës së ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Atë kohë ishte thënë se Gashi është përzgjedhur në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. /Reporteri.net/.