×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat: Situata më keq se vjet, duhet t’ia zëmë derën kryeministrit

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 18:29

    Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka treguar se sivjet situata e punëtorëve në sektorin privat është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar.


    “Sivjet jemi pak më prapa se në vitin e kaluar. Këto çështje nuk kanë lëvizur pothuajse fare. Gjendja vetëm sa është përkeqësuar. Vitin e kaluar kemi pasur një implementim më të mirë të Ligjit të Punës, kurse sivjet është edhe më keq”, ka deklaruar Azemi, për KTV-në, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij që nga vitit 2012 nuk ka asnjë element pozitiv për punëtorët e sektorit privat, por veç të kundërtën.

    Ai tutje ka kritikuar edhe BSPK-në pasi thotë se marrin benificione të mira por nuk bëjnë presion te kryeministri për mos implementim të marrëveshjeve.

    “Nuk është bërë presion te kryeministri se pse nuk realizohen marrëveshjet e tij me BSPK-në, ne duhet t’ia zëmë derën kryeministrit dhe të kërkojmë realizimin e kërkesave tona. As kryeministri nuk është në nivel e as BSPK-ja”, ka deklaruar Azemi.

    Kurse kërkesat për rritjen e pagës minimale i ka quajtur lojëra të politikanëve.

    “Këto për pagën minimale janë lojëra të politikës. Nuk është në rregull që në sektorin privat të jetë një pagë prej 170 euro, derisa në atë publik marrin 500, 600 e 700 euro. Rrezikshmëria në sektorin privat është shumë e lartë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!