×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    “Kryesuesi rikujtoi se në seancë konstituive nuk lejohet debati”, Kuvendi deklarohet për dështimin e 38 të konstituimit

    Reporteri
    29 Qershor 2025 | 14:12

    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dalë me raport për seancën e sotme, ku edhe në tentativën e 38 dështoi konstituimi i tij, shkruan Reporteri.net.

    Në seancën ku iu ndalë fjala tri deputeteve, Vlora Çitaku, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, Kuvendi thotë se “Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati”.

    E plotë:

    Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari ka vijuar sot punimet seanca konstituive e Kuvendit.

    Kryesuesi Dehari kërkoi nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Lidhur me këtë pati mospajtime nga deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, përkatësisht Vlora Çitaku, Hykmete Bajrami dhe Time Kadriaj.

    Kryesuesi Dehari rikujtoi se në seancën konstituive nuk lejohet debati.

    Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

    Me 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk pati kuorum për vendimmarrje. Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj të martën, më 1 korrik, në orën 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!