Me të marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seancë e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e rrymës, një përplasje ka ndodhur mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Madje, kjo e fundit kërkoi nga Musliu që të kishte kujdes me fjalorin se mund t’i merrej dhe fjala, ndërsa deputetja e PDK-së e quajti kryetare të teatrit të përrallave.
Ganimete Musliu: E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulenë Haxhiu.
Haxhiu: Falemnderit Gane, jam e nderume.
Ganimete Musliu: Një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe ju thotë deputetëve: Po tregoni përralla dhe ju nuk reagoni…
Albulena Haxhiu: Kujdes fjalorin ,nuk keni drejt me quajtë të frustruar askënd, Kujdes me fjalorin se të merret fjala.
Ganimete Musliu: A mund të vazhdoj, zonja Haxhiu
Albulena Haxhiu: Fol, merre kohën tande po kujdes se si sillesh ndaj ministreve dhe ndaj deputetëve.
/Reporteri.net/