×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i BIK-ut në Prizren: Kur digjeshin xhamitë në Siri nuk bënit zë, për katedralen po shtireni se po mërziteni

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 17:24

    Siç duket nuk i kanë pëlqyer fort reagimet e shumta që u bën në Kosovë ashtu si në mbarë botën për djegien e Katedrales “Norte Dame”, kryetarit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, shkruan Reporteri.net.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për katedralen po shtiren të gjithë kinse janë mërzitur, kurse askush nuk reagoi kur u dogjën xhamiat.

    Reagimi i plotë i tij:

    Jeni dyfytyrësh nëse për katedralen ne Paris mërziteni(shtireni per me i hi ne qef dikujt,se nuk e keni gajle per histori), kurse për xhaminë Emevite( dhe shume monumente tjera historike) ne Siri as zani nuk iu ni!
    Sa per informatë, kjo xhami është 400 vite më e vjetër se katedralja qe u dogj.
    Na e dim qe nuk merrni vesh ne histori, po sun po iu durojme kur po luani me standarde te dyfishta, cdo gje Islame po iu pengon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!