×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Preshevës: Me Kosovën bashkohemi tërësisht ose hiç

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 22:35

    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se shqiptarët në Preshevë i kanë definuar kërkesat minimaliste dhe maksimaliste ndaj Kosovës.


    “Kërkesa jonë minimaliste është reciprociteti. Pra atë që kanë serbët në Kosovë ta kenë edhe shqiptarët në Liginën e Preshevës. Kërkesa jonë maksimale është bashkangjitja e Luginës së Preshevës shtetit të Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Kryetari i Komunës së Preshevës ka thënë se megjithatë bashkimi me Kosovën duhet t’i plotësojë disa kushte në mënyrë që të mos dëmtohet Republika e Kosovës.

    “Bashkangjitja mund të ndodhë nëse nuk cenohet tërësia e Luginës së Preshevës. Nëse shkojmë të gjithë me Kosovën është e pranueshme. Nëse një pjesë e popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës mbetet në Serbi, nuk jemi për bashkim me Kosovën. Jemi për bashkim me Kosovën nëse nuk bëhen shkëmbime territoresh, ndryshe nuk pranojmë bashkimin me Kosovën”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.

    Ai më tej ka pohuar se janë pro bashkimit me Kosovën nëse nuk cenojnë miqësinë me ndërkombëtarët. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!