Kryetari i Preshevës: Pronari i kompanisë ‘Solid’ nuk është nacionalist i verbër, por patriot i mençur

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur për kompaninë Solid nga Suhareka, e cila sipas tij ka investuar në atë komunë jo vetëm për përfitime financiare. Ai pronarin e kësaj kompanie, Shefqet Kuqi e ka quajtur patriot të mençur.


Për të folur për Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi ishte i ftuar në TV Dukagjini të diskutojë bashkë me gazetarë për gjendjen në këtë komunë dhe idenë e bashkëngjitjes së saj me Kosovën, përcjellë Reporteri.net.

Arifi tha se ndihma që i bëhet komunave serbe në Kosovë është milionëshe, ndërsa ajo që u bëhet komunave shqiptare në Serbi nga Kosova dhe Shqipëria është simbolike.

Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi tha se njëra ndër kompanitë e vetme nga Kosova, e cila ka investuar në Preshevë është kompania ‘Solid’ e cila ka hapur fabrikë atje.

Ndërsa sipas Shqiprim Arifit, ‘Solid’nga Suhareka nuk është nacionalist i verbër, por patriot i mençur.

“Solid, e cila është kompani nga Suhareka ka investu në Preshevë jo veç për përfitim biznesor a financiar, por e ka bërë këtë për arsye se don me investu te shqiptartë”, ka thënë ai.

Kryetari i Preshevës ka shtuar se “një kompani si ‘Solid’ nuk nacionalist i verbër, por është patriot i mençur dhe syhapur” dhe se sipas tij Preshevës i duhen edhe më shumë kompani të tilla. /Reporteri.net/.