Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka konfirmuar vet Rama.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, shkroi Rama.

Reklamë

Me koronavirus është infektuar edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka mësuar Reporteri.net, dhe një pjesë e stafit të kryetarit të kryeqytetit. 

Para pak ditësh, më 9 janar, Rama bashkë me Zogajn e disa persona tjerë nga stafi i tij, ka vizituar Tiranën, ku ka zhvilluar takim me kryetarin Erion Veliaj. /Reporteri.net/.