×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Prishtinës Rama, i kërkon bashkëpunim ministrit të Kulturës Çeku

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 16:18

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim  Rama, zhvilloi sot një takim përmbajtjesor me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet në programin e qeverisjes së re komunale.

    Kryetari Rama, i kërkoi bashkëpunim ministrit Çeku për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.

    “Me theks të veçantë, Rama e informoi ministrin Ceku për përgatitjet e Komunës së Prishtinës për Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta”, që vitin ardhshëm do të mbahet në Prishtinë, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, thuhet në njoftim.

    Në takim, të dy u pajtuan që të fillojnë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë sa i përket trashëgimisë kulturore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!