Kryetar i Senatit të Francës, Gérard Larcher, në një vizitë në Beograd me anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Serbisë për Miqësi me Francën, ka kërkuar “zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit”, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kjo pasi kryetarja e këtij grupi miqësie serbe me Francën, Jadranka Jovanoviç, tha se për Serbinë “është e rëndësishme që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit me dispozitën më të rëndësishme të saj që është Asociacioni i Komunavc me Shumicë Serbe”.
“Kryetari i Senatit francez, Gerard Larche theksoi se avokon për zbatimin dhe përmbushjen e domosdoshme të të gjitha marrëveshjeve dhe dakordimeve, ndër të tjera, për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit”, shkruhet në njoftimin e publikuar për media të Kuvendit të Serbisë.
Njëjtë ishte shprehur para disa javësh edhe ambasadori francez në Beograd, Pierre Cochard për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.
“Në mënyrë të paekuivok dhe pa asnjë hezitim Franca mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, tha ambasadori francez në Beograd
Cochard duke komentuar planin franko-gjerman për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte shprehur se “është shprehur vullneti për momentum të ri në dialog” për të cilën vazhdoi të thotë se “është shumë më i rëndësishëm se sa targat”.
Për çështjen e Asociacionit të komunave serbe, ambasadori francez tha se ajo është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, dhe se u mbetet palëve të ulen e të diksutojnë për konturet dhe prerogativat dhe modalitetet e Asociacionit”.
“Franca në mënyrë të paekuviok dhe pa asnjë hezitim qëndron për themelimin e Asociacionit. Është një element i rëndësishëm i Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni është diçka që ofron garancitë e vetëqeverisjes për popullatën serbe, është një nga prerogativat kur jemi te, për shembull, arsimi, prandaj është hap i rëndësiushëm për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ambasadori francez në Beograd./Reporteri.net/