Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, i zgjedhur me 73 vota për, sapo mbylli për një pauzë një orëshe seancën konstitutive.

Pika e katërt e rendit të ditës, përkatësisht zgjedhja e Nënkryetarëve të Kuvendit, do të vijojë që nga ora 12:30.

“Pauzë 1 orë, në ora 12:30 për pikën e katër”, tha Basha.

Reklamë

Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit. Për votimin e tij votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së.